Shqipëria

Fillon procedura e ekstradimit të 48-vjeçarit që trafikoi 600 kilogramë kokainë

Hetuesit policorë në Düsseldorf të Gjermanisë, të premten kanë arrestuar një shqiptar 48-vjeçar. Ndaj tij ka filluar procedura e ekstradimit në Shqipëri, pasi dyshohet se ka trafikuar sasi të mëdha të lëndëve narkotike. Autoritetet shqiptare kanë bërë kërkesë për arrestimin e tij, shkruan “Rundschau”, përcjell Albinfo.ch.

Sipas policisë gjermane, shqiptari 48-vjeçar është koka e një bande shqiptare, trafikantë të lëndëve narkotike. Së bashku me të tjerët, ai dyshohet se më 27 shkurt të këtij viti, nga Kolumbia në Shqipëri ka trafikuar më tepër se 600 kilogramë kokainë.