Sport

Florian Marku nokauton serbin për dy minuta

Ndeshjen nga afër e përcolli edhe ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare në futboll, Lorik Cana

Në Selanik të Greqisë është zhvilluar meçi ndërmjet shqiptarit Florian Marku dhe serbit Stefan Suskavçeviq. Ky meç u zhvillua në MMA, apo kafaz të mbyllur, shkruan albinfo.ch.

 

Në fund ishte boksieri shqiptar që fitoi, madje arriti fitore të shpejtë për dy minuta, pasi serbi dorëzoi meçin.

 

Marku në fillim ishte në vështirësi, megjithatë më pas filloi të dominojë dhe serbi pas vetëm dy minutash u dorëzua.

 

Ai ka falënderuar të gjithë shqiptarët për përkrahjen e dhënë, si dhe Lorik Canën, i cili ishte në sallë për të parë këtë duel shumë të rëndësishëm.