CH-Ballkani

Fyerja ndaj ambasadorit amerikan, kulmi i turpit

“Fyerja e shprehur publikisht e z. Nasim Haradinaj është në kundërshtim të plotë me etikën tonë të diskursit publik dhe normat të cilave iu përkushtohemi si qytetarë të Kosovë”, ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri e kanë vlerësuar të dëmshme deklaratën e Nasim Haradinajt, i cili e ka quajtura palaço ambasadorin  amerikan në Kosovës, Greg Delawie. Sipas tyre, kjo është e fyerje ndaj shtetit dhe qytetarëve amerikanë.

“Kjo është e papranueshme për LDK-në dhe anëtarësinë tonë, ne distancohemi fuqishëm”, ka Beqri, i cili thotë se me kjo fyerje është kulmi i turpit.

“E kulmi i turpit është fyerja e sotme që i bëhet ambasadorit amerikan z.Delawie. Fyerja ndaj tij është fyerje ndaj Shtetit dhe qytetarëve Amerikan. Kjo është e papranueshme për LDK-në dhe anëtarësinë tonë. Ne distancohemi fuqishëm. Kjo është e turpshme, e papranueshme për Kosovën dhe qytetarët e Kosovës. Miqësia me popullin dhe shtetin amerikan do të jetë e përhershme, i pëlqeu apo jo individëve të papërgjegjshëm”, shkruan Beqiri.

Ndryshe, Nasim Haradinaj, kushëri i kryeministrit Ramush Haradinaj e ka quajtur palaço ambasadorin amerikan, i cili një ditë më parë i kërcënoi deputetët e Kuvendit të Kosovës, se nëse e shfuqizojnë Gjykatën Speciale do të kenë pasoja. Kjo deklaratë nuk i pëlqeu Nasim Hardinajt i cili është nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Ai tha se Delawi po përzihet në secilin vend.

Kundër kësaj deklarate reagoi edhe kryeministri Ramush Haradinaj, duke u distancuar nga kushëriri i tij.

“Në këtë kohë kur Kosova po ballafaqohet me debat të brendshëm rreth Dhomave të Specializuara, gjuha fyese në këtë debat është e dënueshme për këdo. Deklarimet fyese nuk i bëjnë nderë askujt dhe dëmtojnë proceset tona zhvillimore. Fyerja e shprehur publikisht e z. Nasim Haradinaj është në kundërshtim të plotë me etikën tonë të diskursit publik dhe normat të cilave iu përkushtohemi si qytetarë të Kosovës. I bëj thirrje të gjithëve që të distancohen dhe të përmbahen nga të shprehurit e një fjalori të tillë ndaj kujtdo qoftë”, shkruan Ramush Haradinaj në facebook.