Integrimi
Gazeta “Bild” shpërblen katër vëllezërit shqiptarë
Gazeta gjermane “Bild” ka kërkuar nga lexuesit e saj që të dërgojnë fotografi me fanella të fansave të përfaqësues gjermane kudo që ata janë, qoftë në shtëpi, pushime apo punë. Prej shumë fotografive, juria ka përzgjedhur 3 fotografitë më interesante, njofton albinfo.ch.
Tre fituesit gazeta i ka shpërblyer me nga 1000 euro. Pjesë e këtyre fituesve është zgjedhur edhe fotografia e familjes Bisaku, të cilët jetojnë në Hamburg të Gjermanisë.
Në fotografinë, të cilën e ka dërguar Gjon Bisaku, shihen katër fëmijët e tij të veshur me fanella të Gjermanisë në shenjë mbështetje për ekipin e Gjermanisë.
“Një katërshe e ëmbël për Gjermaninë. Babai, Gjon Bisaku dërgon një fotografi të katër djemve të tij: Samuelit (9), Nikolla (7), Davidi (5), dhe më i riu, Domeniku, 2-vjeçar”, shkruan “Bild”, transmeton albinfo.ch.
Katër vëllezërit Bisaku njihen për talentin e tyre në futboll. Ata që nga kjo moshë janë në sytë e klubeve më të mëdha evropiane. Muaj më parë albinfo.ch kishte raportuar se si katër futbollistët e vegjël kanë pranuar një letër të nënshkruar nga vetë dora e yllit të Barcelonës, argjentinasit Lionel Mesi.
E-Diaspora
-
Detaje nga rasti kur një shtetas nga Kosova vrau pronarin e biznesit në Dyseldorf Një vrasje me armë zjarri është regjistruar dje në qytetin e Dyseldorfit në Gjermani. Mësohet se...
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu planifikon që popullsia e tij të arrijë shifrën prej 2 milionë Në fund të vitit 2023, në kantonin më të populluar të Zvicrës – në Cyrih, jetonin...
-
Deputetët e Gjenevës shprehen kundër dhënies së të drejtave të plota politike për të huajt
-
SBB aktualisht nuk shet bileta për biçikleta për udhëtime jashtë vendit
-
Stuhia e vitit të kaluar në La-Chaux-de-Fonds shkaktoi 120 milionë franga dëme
-
Kaosi i tifozëve të Servette në ndeshjen e futbollit, i dyshuari mund të akuzohet