Bota

Gazetari Andrei Khalip, afër realizimit të ëndrrës

Gazetari i Reutersit, Andrei Khalip, është afër ta realizojë ëndrrën e tij, e që është të ecë përsëri në këmbët e tij.

Shpresa se ai mund të ecë e çoi atë në Kaliforni për të marrë pjesë në provat klinike për një ekoskelet të fuqishëm të projektuar për të ndihmuar njerëzit e paralizuar. Këtu ai do të provojë një kostum robotik të quajtur “Phoenix”, përcjell albinfo.ch.

“Ndoshta do të funksionojë, nuk e di. Duhet ta provoj”, shtoi ai. “SuitX”, kompania që zhvillon kostumin “Phoenix”, i cili bazohet në teknologjinë e zhvilluar në Universitetin e Kalifornisë, thotë se do të jetë ekoskeleti më i lehtë dhe më i volitshëm në treg.

Jeta e Khalip ndryshoi përgjithmonë në maj të vitit 1996, derisa ndodhej me pushime në Greqi.