CH-Ballkani

Gjithçka gati për edicionin e tretë të festivalit të filmit “Seanema” në Ulqin

Këtë vit festivali bëhet me karakter garues ku filmat garojnë në tre kategori: filmi më i mirë, filmi më i mirë metrazh i shkurtër dhe çmimi i publikut ulqinak

Festivali i filmit “Seanema” këtë vit do të mbahet në disa lokacione, në Qytetin e vjetër të Ulqinit, nga datat 31 gusht deri më 3 shtator. Tema e edicionit të tretë është “EXILE“ndërsa në fokus janë të rinjtë që ndihen të përjashtuar për shkak të ndryshimeve kulturore si dhe nga pamundësia për t`i realizuar idetë, planet dhe ambiciet në vendin ku ata jetojnë, transmeton albinfo.ch.

Organizatorët njoftojnë se këtë vit ka ndryshuar koncepti pasi festivali bëhet me karakter garues ku filmat garojnë në tre kategori: filmi më i mirë, filmi më i mirë metrazh i shkurtër dhe çmimi i publikut ulqinak.

Krahas programit të filmit, festivali “Seanema” këtë vit organizon panele, leksione për studentët, prezantime për dhe rreth filmit, për të rinjtë dhe rëndësinë e mbrojtjes së ambientit. Festivali hapet pranë Muzeut arkeologjik në Kala, të enjten datë 31 gusht në ora 21:00.