Lajme
Gjykata liron aktivistët e LVV-së, të dyshuar për sulm terrorist
Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar katër aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti nga arresti shtëpiak, respektivisht nga paraburgim
Gjykatën Themelore në Prishtinë ka liruar nga arresti shtëpiak katër aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të akuzuar për sulmin kundër Kuvendit të Kosovës në gushitin e vitit të kaluar. Lajmin e ka konfirmuar avokati, Tomë Gashi, i cili konfirmon se katër të akuzuarit tash e tutje do të mbrohen në liri.
“Në seancën e mbajtur sot, më 22.08.2017, Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar katër aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti nga arresti shtëpiak, respektivisht nga paraburgimi”, ka njoftuar Gashi.
Ata dyshohen për sulmin me mjet shpërthyes kundër Kuvendit të Kosovës që ka ndodhur në mbrëmjen e 4 gushtit të vitit të kaluar. Lidhur me këtë rast, përpos të akuzuarve të tanishëm, të akuzuar ishin edhe Petrit Ademi, ndaj të cilit pushuan hetimet si dhe Astrit Dehari, i cili vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Menjëherë pas vendimit të gjykatës, ka reaguar Dardan Molliqaj nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili kërkon që të vihen para bankës së akuzës përgjegjësit për vdekjen e Astrit Deharit.
“Lirimi nga arresti shtëpiak i Adeas, Egzonit, Atdheut dhe Frashërit është rikonfirmim që akuza ndaj aktivistëve tanë ka qenë kryekëput politike. Përgjegjësit për vdekjen e Astritit në burg duhet të vihen sa më shpejtë para drejtësisë”, thuhet në postimin e Molliqajt në Facebook. Ndryshe sot 4 aktivistët e Vetëvendosjes të akuzuar për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës janë liruar nga arresti shtëpiak”, shkruan Molliqaj.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës Sopranoja shqiptare që jeton në Gjermani, Elbenita Kajtazi, gjatë së enjtes ka ndarë bursën e parë...
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
Jeta në Zvicër
-
Dështon nisma që donte të ndryshonte Kushtetutën Lansimi i një teksti që synonte reformimin e Kushtetutës Federale është shtyrë. Lëvizja qytetare pas saj...
-
Rritet numri i kopshteve dygjuhëshe në Zvicër
-
Vdekja e ushtarit në Bremgarten cilësohet si vetëvrasje
-
Komisioni bën thirrje për marrëveshje me një vend të tretë për të dëbuar aplikantët e refuzuar nga Eritreja
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në?