Shqipëria

Gjykata vendos arrest shtëpiak për kreun e Lezhës 

Fran Frrokaj është i akuzuar bashkë me 22 persona të tjerë për aferën e tjetërsimit të tokave në bregdet.

Trupi gjykues, i drejtuar nga Artan Hajredinaj, vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj.

E njëjta masë sigurie është vendosur edhe për 11 zyrtarët e tjerë që akuzohen për shpërdorim detyre. Seanca për masën e sigurisë është paraprirë nga protesta e mbështetësve të kryetarit, të cilët prej disa ditësh protestojnë para ndërtesës së Bashkisë.

Frrokaj është i akuzuar bashkë me 22 persona të tjerë për aferën e tjetërsimit të tokave në bregdet.