Kuriozitete

Gjyqtari e godet lojtarin dhe e largon nga loja

Në ndeshjen Nantes-PSG, gjyqtari i ndeshjes ndëshkoi një nga mbrojtësit e vendasve pasi ky i fundit e pengoi pa dashje kur po vraponte.

Duke u përpjekur të kthehej me shpejtësi në mbrojtje, braziliani u përplas me gjyqtarin që ishte me kurriz. Pasi u rrëzua, arbitri fillimisht tentoi ta pengonte lojtarin e më pas i tregoi kartonin e dytë të verdhë, duke e përjashtuar nga ndeshja, transmeton “Top-Channel”

Për t’i vënë kapakun, Tony Chapron akordoi edhe faull për PSG, përcjell albinfo.ch.

https://www.youtube.com/watch?v=QjM827E4_k0