Sport

Gola shqiptarë në Zvicër

Si gjithmonë futbollistët shqiptarë lënë gjurmë në futbollin zviceran. Kështu ndodhi edhe në këtë fundjavë, shkruan albinfo.ch.

Sulmuesi shqiptar Albian Ajeti ka vazhduar me formë të lartë në kampionatin zviceran. Baseli mundi Lausannen 4:1, derisa golin e dytë e shënoi sulmuesi shqiptar.

Ajeti kaloi bukur një mbrojtës dhe pa problem mposhti portierin vendas për 0:2.

Ky ishte goli i gjashti në këtë edicion për Ajetin që qëndroi në fushë 77 minuta. Ndërkohë, Taulant Xhaka ishte i plotë në fitoren e Baselit duke luajtur 90 minuta.

Golin e vetëm për Lausannen e shënoi sulmuesi i talentuar shqiptar, Andi Zeqiri pas asistimit të Benjamin Kolollit.

Ndërkohë, Burim Kukeli ka qenë i pafat, duke shënuar në portën e tij në sfidën e Sionit ndaj Luzernit, që përfundoi 2:1 për vendësit.