Bota

Greqia nuk pranon më refugjatë

"Greqia ka marrë mbi vete një barrë të madhe. Ne kemi pranuar tashmë 60 mijë refugjatë. Në proporcion me numrin e tanishëm, mund të krahasohet me situatën në Gjermani", tha ministri Muzalas

Ministri grek i Migracionit, Yannis Muzalas, tha se vendi ka dështuar të pranojë numër të madh të refugjatëve dhe të emigrantëve dhe nuk është më në gjendje të pranojë të tjerë, shkroi të hënën “ProtoThema”, përcjell albinfo.ch.

“Greqia ka marrë mbi vete një barrë të madhe. Ne kemi pranuar tashmë 60 mijë refugjatë. Në proporcion me numrin e tanishëm, mund të krahasohet me situatën në Gjermani”, tha Muzalas.
Ai ka përjashtuar mundësinë që vendi i tij të zbatojë rregulloret e Dublinit, sipas të cilave refugjatët duhet të vendosen në vendin e parë të BE-së, në të cilin janë vendosur.

“Në këtë moment ne kemi kapërcyer kapacitetet tona”, tha ministri, duke shtuar se vetëm 10 mijë emigrantë janë shpërndarë në vende të tjera të BE-së.

“Ne nuk mund të pranojmë asnjë refugjat më shumë. Unë i bëj thirrje BE-së që të ketë sens të përbashkët”, tha ai.