Sport

Hadërgjonaj, i lumtur që do të luajë për Zvicrën

“Është shumë ndjenjë e mirë që të jesh pjesë e Zvicrës për herë të parë. Më kujtohet goli i Valon Behramit kundër Turqisë më 2005 në kualifikueset për Kupën e Botës. Ishte një gol shumë i rëndësishëm dhe ende e mbaj mend”, është shprehur Hadërgjonaj

Zvicra më 1 qershor do të përballet me Bjellorusinë në ndeshjen miqësore, derisa për këtë takim janë ftuar pesë lojtarë të rinj, në mesin e tyre edhe mbrojtësi me prejardhje nga Kosova, Florent Hadërgjonaj.

 

Ai është shprehur shumë i lumtur që do të luajë për Zvicrën. “Është shumë ndjenjë e mirë që të jesh pjesë e Zvicrës për herë të parë. Më kujtohet goli i Valon Behramit kundër Turqisë më 2005 në kualifikueset për Kupën e Botës. Ishte një gol shumë i rëndësishëm dhe ende e mbaj mend”, është shprehur Hadërgjonaj për ‘Blick’, përcjell albinfo.ch.

 

Hadërgjonaj ishte pjesë e Ingolstadtit, por nuk arritur të sigurojë mbijetesën edhe për një vit në kampionatin gjerman.