E-Diaspora

HANDIKOS-i nga Kosova prezantohet në Universitetin e Baselit

Ne Bazel është mbajtur të martën Konferenca Nacionale mbi “Ligjin për të drejtat e barabarta për personat me aftësi të kufizuar” e organizuar nga zyra e Zvicrës EBGB, Shoqata Ombrellë e personave me aftësi të kufizuar “Inclusion Handicap” dhe Universiteti i Bazelit, shkruan albinfo.ch.

Në konferencë ka prezantuar edhe drejtori HANDIKOS, Afrim Maliqi, me temën “Përfshirja e personave me aftësi të kufizuar në e komunitet.

Gjatë ditës drejtori i Handikosit është takuar edhe me Peter Wehrli, udhëheqes në Qendrën për Vetëvendosje për jetesën e pavarur të personave më aftësi të kufizuAra në Zvicër. Gjatë takimit u bisedua lidhur më situatën e personave më aftësi të kufizuar në Zvicër, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në Kosovë.

Një reportazh më të zgjeruar nga kjo vizitë e drejtorit të HANDIKOS-it në Zvicër do ta lexoni nesër në albinfo.ch