Kosova

Haradinaj dhe Mohgerini flasin për perspektivën evropiane të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar sot me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini, me të cilën ka biseduar për perspektivën evropiane të Kosovës.

Para fillimit të takimit të dytë të Këshillit të Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së, Haradinaj i ka thënë Mogherinit se qeveria e tij ka përshpejtuar procesin e përmbushjes së agjendës së reformave evropiane dhe kritereve të përcaktuara nga MSA-ja, përcjell albinfo.ch.

“Kosova është e përkushtuar për rrugën e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Befasisht konferenca për shtyp është anuluar pas këtij takimi.

Vizat mbetet një nga çështjet më të rëndësishme në vitet e fundit, derisa kushti për Kosovën është i qartë. Përkundër shumë premtimeve ende nuk ka sinjale pozitive se vizat mund të lëshohen për një kohë të shkurtë.