Kosova

Hetohen bujqit që morën grante bujqësore duke falsifikuar dokumente

Përveç këtyre proceseve penale, kjo agjenci ka identifikuar si mashtrues edhe 414 fermerë të tjerë

Rreth 40 fermerë janë duke u hetuar nga Agjencia për Zhvillim të Bujqësisë pasi ata dyshohen se kanë bërë falsifikim të dokumenteve.

Sipas të dhënave të kësaj agjencie, këta persona kanë tentuar të mashtrojnë në procesin e përfitimit të granteve dhe subvencioneve, duke falsifikuar dokumente, përcjell albinfo.ch.

Përveç këtyre proceseve penale, kjo agjenci ka identifikuar si mashtrues edhe 414 fermerë të tjerë.

Hetimet dhe procedurat gjyqësore për këto raste janë duke vazhduar shkruan “Koha Ditore”. Në Agjenci nuk kanë informata për ndonjë të dënuar, ndërkohë që në Policinë e Kosovës, ku këto lëndë janë dërguar për hetime të mëtejme, nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje.