Shkurt.ch

Humbin jetën dy alpinistë japonezë

Aksidenti ka ndodhur në mbrëmjen e të premtes por vetëm në mëngjesin e sotëm është arritur të shihen nga helikopteri dy të pësuarit. Forcat e shpëtimit kanë arritur t`i gjejnë trupat e pajetë

Dy alpinistë japonezë, një burrë 73 dhe një grua 55 vjeçe, kanë humbur jetën të premten në afërsi të majës së njohur Mönch të Alpeve, në Kantonin e Bernës, duke rënë në një hon të thellë.

Të premten rreth orës 19 e 30 policisë Kantonale të Bernës i ka ardhur lajmi për pësimin e alpinistëve në fjalë, shkruan srf.ch. Policia së bashku me stacionin SAC të shpëtimit  në Lauterbrunnen dhe Air Glaciers (me helikopter)  është vënë në aksion të kërkimit.

Gjatë mbrëmjes dhe natës në vijim janë bërë kërkime intensive si këmbë ashtu dhe nga ajri, me helikopter, por për shkak të motit të ligë ishte e vështirë të gjenin viktimat, transmeton albinfo.ch. Vetëm në mëngjesin e sotëm është arritur të shihen nga helikopteri dy të pësuarit. Forcat e shpëtimit kanë arritur t`i gjejnë trupat e pajetë