Sport
“Illyria Elite” nuk lejohet në “Loro Boriçi”
Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se nuk do të lejojë asnjë person me fishekzjarrë në ndeshjen Shqipëri – Itali, që do të zhvillohet të hënën në mbrëmje në “Loro Boriçi” të Shkodrës.
“Nuk do të lejohet asnjë person që të hyjë në stadium me fishekzjarre, flakadanë, sende të forta, sende metalike, monedha apo çelësa, parulla që janë të ndaluara etj”, shkruhet në komunikatën e Policisë së Shtetit, përcjell Top-Channel.
Sipas raportimit, asnjë tifozi nga “Illyria Elite” nuk u janë shitur bileta dhe nuk do të lejohet hyrja e tyre për shkak të problemeve që kishin shkaktuar në ndeshjen Itali-Shqipëri në Palermo, më 24 mars.
Nga Italia pritet që në Shkodër të jenë rreth 1200 tifozë, 500 që vijnë enkas nga Italia dhe 700 që janë shtetas italianë me banim në Shqipëri.
E-Diaspora
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit Pa dyshim se një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës janë remitencat nga e mbarë...
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën