Bota

Italiani me prirje fashiste plagos me armë zjarri 6 afrikanë

Medie të ndryshme shkruajnë se gjatë arrestimit, personi në fjalë, i mbështjellë me flamur italian, ka bërë përeshëndetje hitleriane

Një person në qytetin italian Macerata ka qëlluar me armë zjarri nga makina që ishte duke e ngarë dhe me këtë rast ka plagosur gjashtë persona. Të gjithë të plagosurit janë shtetas të huaj, gjegjësisht afrikanë, ka bërë të ditur policia, e cila ka njoftuar po ashtu se pak pas ngjarjes ka arrestuar të dyshuarin.

Sipas policisë është ende e paqartë nëse ai ka shtënë me armë duke pasur si cak pikërisht të huajt ose jo. Agjencia Italiane e Lajmeve Ansa bën të ditur se fjala është për një italian të moshës 28 vjeçare.

Pasi që paraditen e sotme ishin dëgjuar të shtëna të armëve në disa pjesë të qytetit, komuna dhe policia u kishin bërë thirrje qytetarëve të mos dalin nnga shtëpitë, zyrat apo shkollat ku ndodheshin, transmeton albinfo.ch. Pas arrestimit të personit të dyshuar, ky paralajmërim u hoq.

Medie të ndryshme shkruajnë se gjatë arrestimit, personi në fjalë, i mbështjellë me flamur italian, ka bërë përeshëndetje hitleriane.