Kosova

Izetbegoviq: Njohja e Kosovës, vetëm me konsensus të presidencës së B e H

Mediet dhe politikanët në Serbi dhe Republikën Serbe kishin drejtuar ndaj tij kritika pasi në një intervistë ai kishte përsëritur qëndrimin e tij në favor të njohjes së Kosovës si shtet

Bakir Izetbegoviq, anëtar i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës ka deklaruar sot se Kosova mund të njihet si shtet vetëm kur të ketë konsensus në Presidencën e shtetit. Siç dihet, anëtari serb i kësaj presidence e pengon një njohje të tillë.

“Njohja nuk mund të ndodhë derisa për një vendim të tillë të mos ketë konsensus në Presidencën e Bosnjë e Hercegovinës”, tha Izetbegoviq në një intervistë për portalin sarajevas Klix, transmeton kp.

Izetbegoviq tha se mediet dhe politikanët në Serbi dhe Republikën Serbe drejtuan ndaj tij kritika pasi në një intervistë për Deutsche Welle ai kishte përsëritur qëndrimin e tij në favor të njohjes së Kosovës si shtet.