Kosova

UP-ja thotë se nuk heq dorë nga prona

Në një njoftim për media thuhet se UP-ja nuk ka hequr dorë nga prona e tij, përkundër përpjekjeve të shumta të disa personave apo grupeve të interesit që ta paraqesin si të tillë menaxhmentin aktual

Menaxhmenti i i Universitetit të Prishtinës edhe një herë ka dhënë arsyetimin lidhur me kontestin me Kishën Ortodokse e cila gjendet në Kampusin e UP-së.

Në një njoftim për media thuhet se UP-ja nuk ka hequr dorë nga prona e tij, përkundër përpjekjeve të shumta të disa personave apo grupeve të interesit që ta paraqesin si të tillë menaxhmentin aktual.

Po ashtu bëhet e ditur se Këshilli Drejtues i Universitetit te Prishtinës në mbledhjen e fundit ka formuar një Grup të Veçantë Punues i ngarkuar me detyrë që duke siguruar mbështetjen e institucioneve, ta ndjek këtë çështje në rrugë ligjore deri në kthimin përfundimtar të kësaj prone në shfrytëzim të studentëve të tij.