Shqipëria

Japonezët të mahnitur nga Berati

Berati është në vendin e dytë, derisa në vendin e parë është Kilkenny në Irlandë, kurse në vendin e tretë renditet Bagnoregio e Italisë

Qyteti i Beratit vazhdon t’i impresionojë japonezët dhe duket se është janë shumë të dashuruar pas këtij qyteti të bukur shqiptar, shkruan albinfo.ch.

Një agjenci udhëtimesh japoneze ka renditur 30 qytetet më të bukura në Evropë, ku në listë bën pjesë edhe një nga qytetet më të vjetra në Shqipëri, si Berati, po ashtu edhe dy qytete të tjera ku historikisht ka pasur një numër të madh shqiptarësh.

Lista e agjencisë japoneze “JATA” përbëhet nga qytete të vogla, por shekullore në histori.

Lista është bërë publike nga britanikja “Telegraph”, ku vë në dukje se është vetëm një qytet britanik në këtë listë.

Berati është në vendin e dytë, derisa në vendin e parë është Kilkenny në Irlandë, kurse në vendin e tretë renditet Bagnoregio e Italisë, duke u pasuar nga Procida e Italisë dhe Conwy në Uells.