Bota

Katar, temperatura rekorde të ulëta prej 1.5 gradë

Katari është i njohur për temperaturat e larta në verë duke arritur deri në 50 gradë.

Në Katarin jugor janë matur temperatura prej 1.5 gradë celsius, deri tani temperaturat më të ulëta të regjistruara në vend.

Temperatura rekorde të ulëta në rajon janë matur në qytetin e Abu Samra në Katarin jugperëndimor, përcjell albinfo.ch.

Temperaturat e mëparshme të ulëta janë regjistruar më 3.8 gradë në Katar në vitin 1964.

Katari është i njohur për temperaturat e larta në verë, duke arritur deri në 50 gradë, madje edhe në periudhat më të ftohta të vitit rrallë bien nën 10 gradë.

Për shkak të të nxehtit të madh, Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka vendosur Kupën e Botës në vitin 2022, të organizuar nga Katari, që të mbahet në nëntor, në vend se gjatë muajve të verës, kur organizohen zakonisht kupat e botës.