Kultura

Komedia franceze “Boeing Boeing”, në Teatrin eksperimental

Kjo shfaqje është bërë në bashkëpunim me Ambasadën franceze në Tiranë dhe do të vazhdojë të shfaqet në Teatrin eksperimental

Teatri eksperimental do të sjellë për publikun shqiptar komedinë franceze Boeing Boeing. Pjesa me regji të Kiço Londos është shfaqur më herët në Elbasan, Durrës e Korçë dhe tani vjen për publikun kryeqytetas në vijim të nismës për një teatër rajonal.

Përpjekjet e Don Zhuanit, Bernard, për të fshehur dashuritë e tij paralele, premtojnë shumë të qeshura për publikun shqiptar.

Pjesë e trupës së aktorëve të njohur të komedisë do të jetë edhe Rudina Dembacaj. Regjisori Kiço Londo ka deklaruar se komedia do të formësojë një traditë të re për teatrin, duke tentuar një teatër lëvizës rajonal.

Kjo shfaqje është bërë në bashkëpunim me Ambasadën franceze në Tiranë dhe do të vazhdojë të shfaqet në Teatrin eksperimental.