Fotolajmi

Kompania më e mirë ajrore në botë

“Qatar Airways” është shpallur sërish kompania më e mirë në botë, bëhet e qartë nga sondazhi vjetor i “Skytrax” për vitin 2017.

Linja ajrore është lider për vitin e katërt me radhë. Ajo ishte në krye të listës në vitin 2011, 2012 dhe 2015.

“Qatar Airways” e ka rikthyer kurorën nga viti i kaluar, ku kishte mbetur në vendin e dytë, dhe para se saj ishte “Emirates”, shkruan albinfo.ch.

Suksesi i kompanisë është edhe më i madh, pasi ajo ka marrë çmime për klasën e biznesit më të mirë, kompania më e mirë në Lindjen e Mesme.

Në krye të 10 linjave ajrore më të mira në botë figurojnë “Singapore Airlines”, “ANA Nippon Airways”, “Emirates”, “Cathay Pacific”, “EVA Air”, “Lufthansa”, “Etihad Airways”, “Hainan Airlines” dhe “Garuda Indonesia”.

Gjithsej 19.87 milionë udhëtarë nga 105 vende morën pjesë në anketën e “Skytrax” për përcaktimin e linjave ajrore më të mira në botë.