Kosova

Komuna e Rahovecit synon të ofrojë shërbime efikase për mërgimtarët

Komuna e Rahovecit vendimin për zgjatjen e orarit e ka marrë më 11 korrik dhe do të zgjasë deri në fund të gushtit, atëherë kur llogaritet se ka më pak mërgimtarë në Kosovë.

Me ardhjen e verës, qytetet kosovare mbushen me mërgimtarë, të cilët vijnë për pushime në vendlindje. Gjatë qëndrimit të tyre, ata kanë nevojë të marrin shërbime komunale e të pajisen me dokumente. Për këtë Komuna e Rahovecit ka vendosur të zgjasë orarin e nëpunësve të saj Kryetari i kësaj komune është shprehur i bindur se me zgjatjen e orarit qytetarët do të kryejnë më lehtë punë në komunë, raporton KTV-ja.

Për oraret e zgjatur punëtorët do të paguhen ekstra por nuk është bërë e ditur sa do të jetë shuma. Mirëpo, qytetarët prapë kanë ankesa për punën që po bëhet aty. Një numër i qytetarëve e mirëpresin ketë vendim të komunës.Por, ka edhe të tillë që mendojnë se zgjatja e orarit është e panevojshme.

Komuna e Rahovecit vendimin për zgjatjen e orarit e ka marrë më 11 korrik dhe do të zgjasë deri në fund të gushtit, atëherë kur llogaritet se ka më pak mërgimtarë në Kosovë.