Kalendari

Komuniteti Shqiptar i Gjenevës, ftesë për studentët

Ngjarja do të mbahet në Gjenevë më 26 nëntor 2016 (e shtunë, ora 19:00) në adresën: Salle des Fêtes des Avanchets, rue François – Durafour 17, 1220 Les Avanchets – Genev

Ftohen të gjithë studentët shqiptarë nga Gjeneva, të diplomuar nëpër fakultete të ndryshme në nivelin Master si dhe doktorantët e të gjitha fushave të studimit (afatet nëntor 2015 – nëntor 2016) që të paraqiten pranë Komunitetit Shqiptar të Gjenevës.

Njohja me të diplomuarit ka qëllim të vetëm, nderimin e tyre me nga një mirënjohje, në Ditën e Flamurit dhe në Përvjetorin e 104-të të Shtetit Shqiptar.

Kremtja e kësaj ngjarje të madhe historike do të mbahet në Gjenevë më 26 nëntor 2016 (e shtunë, ora 19:00) në adresën: Salle des Fêtes des Avanchets, rue François – Durafour 17, 1220 Les Avanchets – Geneve.

Luten të posadiplomuarit, të interesuar për pjesëmarrje në këtë solemnitet, të lajmërohen më së largu gjer më 15 nëntor 2016 në adresën e lektron ike [email protected] ose në telefonin 0763845927 ku në çdo kohë janë të mirëpritur nga Kryetari i Komunitetit Shqiptar të Gjenevës. Me konsideratë më të lartë Kryesia e Komunitetit Shqiptar të Gjenevës !

ftese-per-master