Sport

Kosova e 86-ta në botë

Kosova është ngjitur në pozitën e 86-të të renditjes botërore në basketboll.

Muajin e shkuar Kosova ishte e 96-ta, por edhe pse u mposht nga Lituania dhe Hungaria në kualifikime për Botërorin “Kina 2019”, ajo u ngjit për dhjetë pozita.

Zvicra ka mbetur në pozitën e 62-të, kurse Shqipëria është e 81-ta.

SHBA-ja, Spanja, Serbia, Franca dhe Lituania janë në top pesëshen e botës, transmeton Albinfo.ch.

Hungaria kundërshtari tjetër i Kosovës në Grupin C të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019” zë vendin e 41-të, kurse Polonia është e 28-ta.