Uncategorized

Kosova fiton me goleadë

Kosova dy herë ishte në disavantazh, por golashënuesi Murati ka qenë në formë të lartë, duke barazuar dy herë, kurse më vonë shënoi edhe për 3:2, derisa FC Kosova në fund shënoi fitore të thellë me rezultat 7:3

FC Kosova e Cyrihut ka vazhduar me fitore, duke mundur bindshëm FC Wil me rezultat 7:3, njofton albinfo.ch.

 

Distanca mes kryesuesve dhe skuadrave tjera të Ligës Inter-regjionale të Grupit 6, është thelluar edhe më shumë pas fitores së fundit të Kosovës.

 

Kosova dy herë ishte në disavantazh, por golashënuesi Murati ka qenë në formë të lartë, duke barazuar dy herë, kurse më vonë shënoi edhe për 3:2, derisa FC Kosova në fund shënoi fitore të thellë me rezultat 7:3.

 

Kështu Kosova vazhdon të ndjekë liderin, Freienbach. Kjo ishte fitorja e katërt radhazi për skuadrën shqiptare.

 

Kosova – Wil II 7:3 (3:2)

 

Tore: 4. Syba 0:1. 27. Murati 1:1. 34. Uzunovic 1:2. 39. Murati 2:2. 41. Murati 3:2. 65. Etemi 3:3. 74. Thaqi 4:3. 78. Sulimani 5:3. 85. Alija 6:3. 86. Barreiro 7:3.

 

Kosova: Badalli; Zeqiraj, Jakupi, Sbarra, Weller; Bushati (58. Sulimani), Buqaj, Kabashi (74. Alija), Barreiro; Murati (80. Gashi), Thaqi