Kosova
Kosova, një bukuri që pret të zbulohet
Ekspozita e fotografive “Bukuritë natyrore të Kosovës” , e hapur në Ambasadën e Kosovës në Bernë është organizuar në bashkëpunim me Fondacionin zviceran „Ibrahim Kodra“
Në mesin e aktiviteteve të shumta që ndërlidhen me festën e 10 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, mbrëmë në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë, është hapur ekspozita e fotografive “Bukuritë natyrore të Kosovës”. Kjo ekspozitë është organizuar në bashkëpunim me Fondacionin zviceran „Ibrahim Kodra“.
„Me këtë aktivitet, po përmbushim rolin dhe po japim një kontribut të vlefshëm, për nxitjen e rritjes së marrëdhënieve kulturore dhe shoqërore në mes Zvicrës, Kosovës dhe vendeve tjera“ tha ndër të tjera në fjalën e saj përshëndetëse, ambasadorja e Republikës së Kosovës në Zvicër, znj. Nazane Breca. Ajo më tutje theksoi po ashtu se një ekspozitë tillë është një mundësi e mirë për të zbuluar Kosovën më tepër në sy të ndërkombëtarëve,duke thyer kështu shumë klishe që po pengojnë një bashkëpunim më të madh dhe zhvillimin e Kosovës.
Ndërsa drejtoresha artistike e fondacionit zviceran „Ibrahim Kodra“, znj Maria Pacolli, duke vënë në pah rëndësine e artit si një mjet komunikimi mes kulturave të ndryshme, ndërtë tjera veçoi se Kosova ka mjaft mundësi, që përmes një komunikimi të tillë, të depërtojë edhe më shumë nëpër botë, duke treguar kështu edhe bukuritë që ka.
Arian Mavriqi, një ndër fotografët pjesëmarrës në këtë ekspozitë, në një prononcim përmes rrjeteve sociale për albinfo.ch, shprehet të jetë mjaft i kënaqur me pranimin e punimevë të tij aty. Pos paraqitjes së Kosovës, Ariani e sheh këtë edhe si një lloj proteste, pasi që ai në mungesë vize turistike, nuk mund të ishte prezent në ekspozitë. Megjithatë, që sipas tij, arti ka depërtuar, apo siç e thotë ai, është forca e artit, që nuk njeh kufij dhe barriera.
Ekspozita me 16 artistë të ndryshëm, kosovarë, zviceranë e të tjerë, paraqiste një pjesë tjetër të Kosovës, atë më të bukurën, duke theksuar më tepër pejzazhet e mrekullueshme, të cilat mund të shërbejnë si një lloj magneti për zhvillimin e vendit apo edhe tërheqjen e turistëve të huaj.
E-Diaspora
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit Pa dyshim se një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës janë remitencat nga e mbarë...
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në? Banka e madhe po bën aktin balancues midis UBS-së zvicerane me këmbë në tokë dhe UBS-së...
-
Pse njerëzit në Austri po paguajnë më shumë taksa pavarësisht reformave federale?
-
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës për Ukrainën
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor