Kosova

Kosova prezantohet me projekte konkrete në Samitin e Londrës

“Për disa muaj ne kemi punuar ngushtë me të gjithë aktorët nga sektori privat dhe publik që të zgjedhim projektet më të mira, më të nevojshme për t’u prezantuar në samit”, tha kryeministri Haradinaj

Mbi 30 projekte janë seleksionuar për t’u prezantuar në Samitin e Londrës nga ekzekutivi kosovar.

Samiti do të bëjë bashkë 6 kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, me ftesë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, derisa në vazhdën e përgatitjeve kryeministri Haradinaj ka zhvilluar një takim me Ove Jensen, drejtori i Konsituencës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Me këtë rast u bisedua për projektet me të cilat prezantohet Kosova dhe për lehtësimin e procedurave administrative.

“Për disa muaj ne kemi punuar ngushtë me të gjithë aktorët nga sektori privat dhe publik që të zgjedhim projektet më të mira, më të nevojshme për t’u prezantuar në samit”, tha kryeministri Haradinaj.

Jensen vlerësoi angazhimin dhe ofroi bashkëpunim të mëtutjeshëm, veçmas në lehtësimin e procedurave administrative për financimin e këtyre projekteve.