Kosova

Kosovë-Belgjikë, së shpejti marrëveshje për sigurimet sociale

Qëllimi marrëveshjes është interesi reciprok i qytetarëve të të dyja shteteve që të mund të realizojnë të drejtat nga fusha e sigurimeve sociale, si e drejta në pension kontributpaguese

Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Belgjikës, së shpejti pritet të nënshkruajnë marrëveshje për sigurime sociale, e cila sjell përfitime të mëdha për qytetarët e të dyja vendeve. Ky vendim është marrë gjatë vizitës që  delegacion i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale i Kosovës, ka zhvilluar me delegacionin belg, ku janë përmbyllur me sukses negociatat në lidhje me marrëveshjen në fjalë.

Gjatë takimeve, të dyja palët janë dakorduar që shumë shpejt të caktohet një datë për nënshkrimin e marrëveshjes.

Qëllimi marrëveshjes është interesi reciprok i qytetarëve të të dyja shteteve që të mund të realizojnë të drejtat nga fusha e sigurimeve sociale, si e drejta në pension kontributpagues, familjar dhe në pension invalidor të punës, varësisht se ku zgjedhin të jetojnë, thuhet në njoftim.