Kosova

Krahun e Molliqajt e bashkon kërkesa kundër Kurtit kryetar

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, ka thënë se grupi i të dorëhequrve nga kjo parti bashkohet vetëm rreth kërkesës së ish-sekretarit organizativ të partisë, Dardan Molliqaj, që deputeti Albin Kurti të mos kandidojë për kryetar të VV-së.

“Dorëheqjet janë boshe, s’kanë bazë. Fillimisht ishin se ‘ne mendojmë ndryshe dhe kemi ide ndryshe’. Mendonim se do të kishim garë, por nga dorëheqjet e tyre, që ishin të orkestruara dhe planifikuara, nuk u pa asgjë.  Nëse marrim secilën dorëheqje shohim se as nuk ka unifikim të këtij grupi. E vetmja gjë që i bashkon është kërkesa e Molliqajt kundër Kurtit kryetar”, ka thënë ajo në Interaktiv të KTV-së, përcjell albinfo.ch.

Pacolli ka thënë se në mbledhjen e fundit të partisë me grupin parlamentar të VV-së është kuptuar se kërkesa e grupit të deputetëve të dorëhequr së fundmi nuk ka ndërruar.