Turizëm

Kroacia zëvendëson Italinë, Shqipëria dhe Rumania vende eksplorimi

Kërkesa interesante ka edhe nga Spanja. “Spanja është e mirë për familjet dhe çiftet,” shkruan portali austriak noen.at. Si destinacion i preferuar për familjarët është edhe Bullgaria, ndërsa për eksplorim vizita kërkohen në Shqipëri dhe Rumani, përcjell albinfo.ch.

Bregdet të gjërë, det të kaltër, shtëpi me gurë të bardhë dhe ishull përallor – kështu kërkesa kanë shumica e turistëve të St. Pöltner. Dhe automatikisht nga përshkrimet mendja ju shkon për ishujt grekë Rhodos, Kreta ose Kos. Greqia është kthyer në destinacionin kryesor të vendeve perëndimore pas Pranverës Arabe. Turistët austriakë shmangin akoma Egjiptin dhe në shumë raste edhe Turqinë.

Kërkesa interesante ka edhe nga Spanja. “Spanja është e mirë për familjet dhe çiftet,” shkruan portali austriak noen.at. Si destinacion i preferuar për familjarët është edhe Bullgaria. Kroacia ka arritur t’i marrë tregun Italisë pasi ofron çmime më të lira dhe cilësi më të mira.

Sa u takon udhëtimeve të largëta shumica e turistëve të qytetit austriak preferojnë Balin e Indonezizë dhe Amerikën Perëndimore.
Vendet që kërkohen të eksplorohen nga turistët janë Shqipëria dhe Rumania. Kërkesa të shumta vijnë edhe për Islandën.