Autotech

Kufjet e çuditshme të Samsungut

Shumë projekte të çuditshme kalojnë në inxhinierinë e Samsungut çdo vit.

Një i tillë është edhe S-Ray, që është i përbërë nga tri zmadhues zëri të ndryshme që supozohet të veprojnë si kufje – duke lëshuar muzikë që mund të dëgjojë vetëm një person.

Është e vështirë të imagjinohet se si do të funksionojë kjo, por Samsungu dëshiron që njerëzit të jenë në gjendje të dëgjojnë muzikë teksa janë në dispozicion për të dëgjuar edhe ambientin rreth tyre, si dhe pa pasur nevojë të bartin diçka në kokën e tyre, transmeton Albinfo.ch.

Linja S-Ray do të ketë tre zmadhues të ndryshëm zëri: dy të vogla, një zmadhues të bartshëm, dhe kufje që lidhet rreth qafës. Kufja rreth qafës është pjesa më interesante sepse është diçka e pazakontë e krijuar deri tash.

Këto produkte të reja pritet të shpalosen së shpejti.