Sport

“Kush puth i pari, fiton veturën”

Tenistja, Yanina Wickmayer është sulmuar në mes të lojës me "puthje" nga fansat, pasi kishte bërë një ofertë të tillë tenistja Clijsters

Tenisi i femrave është mbase sporti më joshës në botë, një lloj “sporti modern dhe spektakli argëtimit”.

Pjesa më e madhe e medieve fokusohen më shumë në paraqitjen e jashtme të femrave nganjëherë sesa tek loja.

Njërën prej tenisteve më të bukura, danezen Caroline Wozniacki, keni pasur mundësinë ta shihni duke qeshur derisa kolegia e saj, Yanina Wickmayer sulmohet në mes të lojës me puthje nga fansat.Kundërshtarja e saj, tenistja Kim Clijsters ka lejuar një shfaqje të dyfishtë në Antwerpen të Belgjikë, duke bërë shaka gjatë një loje tenisi bashkë me motrën e saj Elke.

Clijsters ishte ngjitur në karrige të arbitrit dhe me mikrofon kishte dhënë një shpërblim shumë të vlerësuar: “Burri i parë që vjen në fushë dhe puth Yaninan, fiton një veturë!”..Për pak sekonda në fushë e kanë rrethuar tenisten belge Yanina Wickmayer. 

Mezi sigurimi kishte arritur t’i largonte fansat e tenistes nga fusha.