Kosova

Labi i shlyen borxhin dy vëllezërve që u kthyen nga Gjermania

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka ndarë me ndjekësit e tij në “Facebook” një ndodhi me të cilët u ballafaqua këto ditë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Ai në rolin e gazetarit u ka parashtruar pyetje dy vëllezërve të cilët të dëshpëruar janë kthyer nga Gjermania në Kosovë, ku kishin shkuar për punuar në mënyrë që të paguajnë borxhet, shkruan ‘indeksonline’.

Në një postim në Facebook, Labi ka njoftuar se pagën e tij do ta jap për këta dy vëllezër, përcjell albinfo.ch.

Ai ka theksuar se u ka dhënë 1000 euro, dhe këtë e ka bërë pasi ndihet si përgjegjës, pasi është deputet në Parlamentin e Kosovës.