Lajme

Lajm i mirë nga Strasburgu: Kosova me ulëse në Asamblenë e KE-së

Sot për herë të parë, delegacionit të Kuvendit të Kosovës i është lejuar ulësja në sallën plenare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Që nga shpallja e Kosovës shtete i pavarur, sot për herë të parë, delegacionit të Kuvendit të Kosovës i është lejuar ulësja në sallën plenare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Kështu ka njoftuar pemës rrjetit social facebook, nënkryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, i cili ka qenë në Strasburg si pjesë e delegacionit nga Prishtina.

“Kosova ka siguruar edhe zyrë për herë të parë brenda një institucioni ndërkombëtar. Përpjekjet do të vazhdojnë që Kosova të bëhet anëtare e barabartë me vendet tjera në KE e BE”, deklaron Haliti.

Gjatë sesionit të qershorit, sipas tij, pritet të zgjidhet edhe raportuesi i KE-së për Kosovën.

“Kështu që Kosova do të vazhdojë të jetë temë e përhershme e debateve në Asamblenë Parlamentare të KE-së, dhe do ketë mundësi edhe më të mëdha që të prezantojë të arriturat demokratike, ashtu siç do përpiqemi që raportet bilaterale në mes të vendit tonë e vendeve anëtare të KE-së dhe atyre me status tjetër të përmirësohen e të bëhen të përhershme:, shkruan Haliti.