Shqipëria

Libri i Ramës botohet në Itali

Libri  i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, “Kurban”, është botuar edhe në Itali, ka njoftuar vetë kryeministri përmes një postimi në Facebook.

Me këtë lajm Rama u ka uruar ditë të mbarë të gjithë shqiptarëve. “Me librin e sapodalë në libraritë italiane ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama, përcjell albinfo.ch.

Parathënia e përkthimit është shkruar nga gazetarja, shkrimtarja dhe autorja televizive, Daria Bignardi.

Në kopertinën e librit është fotoja e Edi Ramës, shoqëruar me shkrimin “Ishte viti 2000, kur Tirana nuk ishte aspak ajo që është sot”.