Sport

Liverpooli kërkon Mustafin

“Zyrtarët e Liverpoolit do të vijnë të dielën për ta shikuar atë. Ata do të vijnë të bisedojnë, pasi duan të nënshkruajnë me Mustafin”

Skuadra e Liverpoolit ka shprehur interesim për mbrojtësin shqiptar, Shkodran Mustafin.

Sipas Dani Merono, gazetar i “SuperDeporte”, zyrtarët e Liverpoolit do të bëjnë takime me Valencia për të siguruar shërbimet e futbollistit të Kombëtares gjermane, shkruan albinfo.ch.

“Zyrtarët e Liverpoolit do të vijnë të dielën për ta shikuar atë. Ata do të vijnë të bisedojnë, pasi duan të nënshkruajnë me Mustafin”, ka thënë ky gazetar. Trajneri Jurgen Klopp po kërkon një mbrojtës dhe duket se ai që do të shkojë në “Anfield Road”, është mbrojtësi shqiptar, i cili më parë ka luajtur për Evertonin, por pa lënë shumë gjurmë.