Sport

Lojtarët e Shkëndijës shpresojnë ta befasojnë edhe Milanin

Ennur: Do të japim më të mirën nga vetja. Fundi do të tregojë nëse kjo do të jetë e mjaftueshme për të bërë befasinë e radhës"

Pasi mposhti kampionin aktual të Maqedonisë  skuadra e Shkëndisë tërë fokusin e ka kthyer tek sfida e ardhshme ajo me Milanin që do të zhvillohet në “San Siro” për fazën e “Play Off”-it në Europa Leauge.

Mesfushori i talentuar, Ennur Totre thotë se ata janë të kënaqur që kanë arritur ta përsërisin suksesin e vitit të kaluar. Ndërsa për ndeshjen kundër Milanit thekon se nuk duhet të harxhojnë fjalë por të fokusohen në punë.

“Të gjithë e njohin këtë skuadër dhe cilësinë e saj, pa marrë parasysh se viteve të fundit nuk ka qenë në nivelin e pritur. Për ne kjo është një sfidë e re, mundësi e madhe për tu përballur me një ekip të fortë, kundër të cilit do të dalim për të dhënë më të mirën nga vetja. Fundi do të tregojë nëse kjo do të jetë e mjaftueshme për të bërë befasinë e radhës”, ka thënë Totre për portalb.