Sport

Luan Krasniqi takohet me Angela Merkel

Ish-boksieri i njohur e ka falënderuar për ndihmën e madhe që ka dhënë Gjermania për Kosovën dhe popullin shqiptar

Ish-boksieri i njohur shqiptar në Gjermani, Luan Krasniqi ka shkruar në rrjetet sociale se ka pasur një takim të shkurtë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, shkruan albinfo.ch.

Siç ka njoftuar Krasniqi, ai e ka falënderuar për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Kosovës dhe popullit shqiptar.

“Dje, pata kënaqësinë të marr pjesë në takimin e ftuar nga Bundeskancelarja gjermane Dr. Angela Merkel, së bashku me personalitete të shquara të jetës politike, kulturore e sportive. U bisedua për tema të rëndësishme dhe në veçanti për çështjet aktuale e zgjedhjet e ardhshme për Bundestagun e Gjermanisë”, ka shkruar Krasniqi.

Ai e ka falënderuar për kontributin në Kosovë. “Në kohën që Bundeskancelarja më dhuroi, biseduam ngrohtësisht e hapur për disa aspekte aktuale me ç’rast shpreha falënderimin tim personal për mbështetjen që Dr. Merkel dhe Gjermania mike i dhanë Kosovës dhe popullit shqiptar gjatë tërë periudhës së qeverisjes së saj”, theksoi tutje ish-boksieri shqiptar.