Integrimi
Lulzim Fejzullahi, shembull i shqiptarit të suksesshëm në Austri
Lulzimi ka folur në televizionin austriak për largimin e tij nga Kosova në vitin 2002, si dhe për integrimin e mirë të tij në Austri. Përveç që është asamblist në qytetin Ebensee ai është edhe një biznesmen i suksesshëm
Lulzim Fejzullahi është një emër i njohur tashmë në Austri. Asamblisti i qytetit Ebensee është bërë shembull i shqiptarëve për integrim në këtë shtet. Televizioni austriak BTV ka realizuar një intervistë me djaloshin nga Kosova.
Gjatë kësaj interviste Lulzimi ka folur për largimin e tij nga Kosova në vitin 2002, si dhe për integrimin e mirë të tij në Austri. Përveç që është asamblist në qytetin Ebensee ai është edhe një biznesmen i suksesshëm.
“Kur jam nisur për Austri, babai im më ka thënë se dikush në Evropë është duke e kërkuar një Lulzim. Gjuhën nuk e kam njohur dhe nuk e kam njohur askënd, nuk kam pasur asnjë zanat të përfunduar”, ka thënë Fejzullahi për televizionin austriak.
Lulzimi ka thënë se edhe përkundër problemeve të shumta që përballet Kosova, ai beson se situata do të përmirësohet.
“Kosova ka 17 vite që ka dalë nga lufta kurse Austria diku 70 vite. Dhe nëse e shikojmë këtë, Kosova ka ecur mirë. Ekonomia dhe zhvillimi nuk janë në nivelin e mirë, por gjërat do të përmirësohen”, është shprehur me tej Fejzullahu.
Lulzim Fejzullahi brenda pak viteve ka arritur që të bëhet një biznesmen i suksesshëm.
Fejzullahi brenda pak kohësh në Austri, ka arritur që të përfundojë shkollimin për hoteleri dhe në vitin 2013, e ka hapur restorantin e tij.
Ai ka qenë edhe ligjërues në një shkollë të mesme pran FBA në Austrinë e Epërme dhe disa vite i ka mbajtur dy vende pune, për të arritur atë që e ka ëndërruar.
31 vjeçari nga Shtupeli i Klinës, ka treguar edhe se si është inkuadruar në politikë dhe se si i ka mësuar traditat e austriakëve.
Kronika e BTV përfundon, duke treguar se si Lulzim Fejzullahut nuk do t`i realizohet ëndrra që babai i tij ta vizitojë atë në Austri, pasi ai ka ndërruar jetë para pak javësh.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville Filmi shfaqet në kuadrin e festivalit të filmit "Kino Kosova" që po mbahet në kinemanë RiffRaff...
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
-
Gjermani
Iu dha lamtumira e fundit dje mërgimtarit nga Gjermania që humbi jetën në vendin e punës
-
Paris
Paris: Sukses i madh i filmit “Tashko & Koço”
Jeta në Zvicër
-
A është e ligjshme djegia e flamurit të Zvicrës? Kjo mund të duket si një pyetje e çuditshme, përveç se është votuar në Këshillin Kombëtar...
-
Pesë lajme të mëdha nga Zvicra për të cilat duhet të dini këtë javë
-
Bazel: Politikanët po bëjnë thirrje për mbajtjen e fëmijëve larg celularëve
-
Transmetuesit publikë zviceranë tërhiqen nga X/Twitter
-
Air India kthehet në Cyrih pas më shumë se 25 vjetësh