Sport

Majlinda synon Kampionatin Evropian dhe atë Botëror

Majlinda Kelmendi ka thënë se nuk e ka ndërmend të ndalet, derisa synimi është Kampionati Evropian e Botëror, që mbahen gjatë këtij viti

Ekipi i xhudos i Kosovës është kthyer nga Parisi, ku u mbajt Grand Slami i njohur në sportin e xhudos, e ku Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë, derisa Distria Krasniqi të bronztën, raporton albinfo.ch.

Majlinda ka thënë se nuk e ka ndërmend të ndalet, derisa synimi është Kampionati Evropian e Botëror, që mbahen gjatë këtij viti.

“Jam shumë e lumtur që kam fituar në Paris dhe triumfet në Paris gjithmonë janë të veçanta edhe pse nuk ka qenë aspak lehtë. Është hera e katërt radhazi që kam fituar në Paris dhe ndihem shumë mirë”, ka thënë Majlinda para mediave.

Ajo ka folur edhe për synimet e saj. “Do të marr pjesë në Kampionatin Evropian e Botëror. Shpresoj se do të kem një vit pa lëndime”, ka theksuar kampionia olimpike.