E-Diaspora

Maqedonasi dhe eritreasi sulmojnë shoferin e autobusit

Të enjten mbrëma, 19 prill 2018, një shofer autobusi, 60 vjeç, është sulmuar nga dy të rinj në qarkun 12 Schwamendingerplatz (Cyrih). Dy të rinjtë janë kapur më vonë nga policia: bëhet fjalë për një maqedonas dhe një eritreas, shkruan albinfo.ch.

Fillimisht dy të rinjtë janë konfrontuar verbalisht, ndërsa më pas e kanë sulmuar duke e lënë të plagosur shoferin. Momentalisht arsyeja e sulmit është e paqartë dhe policia me prokurorinë po vijojnë hetimet.