Bota
Marok: Një video agresive shqetëson opinionin
Një sekuencë e një video ka ngjallur indinjatë në opinion. Ajo tregon një grua të re, të veshur me xhinse, duke u ndjekur nga një turmë burrash

Çështja e ngacmimit të grave në Marok është ngritur sërish pas transmetimit në rrjetet sociale të një video që tregon një turmë të burrave të rinj që e ndjekin një vajzë të re, e cila ishte duke ecur vetëm në rrugë. Maroku, megjithatë, sipas diskursit zyrtar, i thotë vetës kampione e një islami tolerant, ku gratë nuk kanë detyrim të mbulohen.
Sekuenca zgjat rreth dhjetë sekonda: ajo tregon një grua të veshur me xhinse dhe T-shirt, me sa duket në panik, e ndjekur nga shumë burra, duke u përpjekur ta rrethojnë atë në një rrugë të Tangier (veri). Imazhet kanë ngjallur reagime të përziera në rrjetet sociale: edhe pse disa nuk pajtohen, të tjerët kanë sulmuar viktimën, duke thënë se veshja e saj ishte e “turpshme”.
Sa i përket dhunës dhe agresioneve seksuale, Maroku ka një rekord me një bilanc të mjerueshëm: gati dy nga tri gra marokane janë viktima të dhunës, sipas shifrave zyrtare. Në vendet publike dhuna fizike ndaj tyre është më e dukshme.
“Kjo është një krizë e vërtetë në shoqërinë tonë”, shqetëson Khadija Ryadi, ish-presidente e Shoqatës marokane të të Drejtave të Njeriut (AMDH), e cila e ka marrë çmimin e OKB-së për të drejtat e njeriut në vitin 2013. “Gratë sulmohen në rrugë, poshtërohen, fyhen. Natën, pothuajse ato e kanë të ndaluar të gjenden në vendet publike”, tregon zonja Ryadi.
https://www.24heures.ch/monde/harcelement-femmes-resurgit/story/18146523
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Prezantohet autori shqiptar i tetë romaneve në gjuhën suedeze Në Pallatin e Literaturës në Gothenburg të Suedisë u mbajt një tubim kulturor, në të cilin...
-
A po bashkohen mjekët shqiptarë në Zvicër
-
MDR ngre pikëpyetje
Zhdukja e dy djemve shpëtoi familjen e tyre nga dëbimi?
-
Gjermani
Ambasada e Kosovës njofton për gjetjen e dy fëmijëve të humbur kosovarë
-
Shkatërrohet një grup që trafikonte shqiptarët në Francë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Rritje alarmante e rasteve të sëmundjeve psikike të shkaktuara nga stresi në punë Numri i rasteve të sëmundjeve të njerëzve të punësuar është shtuar për 20 për qind. Ndërsa...
-
Diplomatët e huaj në Zvicër nuk i paguajnë gjobat në komunikacion
-
Zvicra dëbon lesbiken boshnjake pasi ndahet nga e dashura
-
Olten, Zvicër
Kosovari plagos rëndë me thikë një person
-
Zvicër
“Jepet falas” një radar në Burgdorf