Sport

Mavraj në formacionin e javës në Gjermani

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj ka pasur paraqitje mjaft të mira në këtë edicion.

Mavraj është zgjedhur në formacionin e javës, në Bundesligë, njërin nga pesë ligat më të forta në Evropë, përcjell albinfo.ch.

Ai pati një paraqitje të mirë në barazimin pa gola ndaj Freiburgut, derisa Hamburgu mori një pikë shumë të vlefshme.

Mavraj gjithashtu një nga lojtarët më të rëndësishëm në Kombëtaren shqiptare, duke qenë kyç te kuqezinjtë.

Hamburg pas 14 javësh në Bundesligë ka grumbulluar 14 pikë, duke u renditur në vendin e 15-të, derisa Freiburg i Amir Abrashit është një vend më poshtë me 12 pikë.