Sport

Mavraj siguron mbijetesën

Mërgim Mavraj me Hamburgun ka siguruar mbijetesën në Bundesligë. Hamburg është skuadra e vetme që asnjëherë nuk ka rënë nga liga

 

Hamburgu mbetet skuadra e vetme gjermane që asnjëherë nuk ka rënë nga Bundesliga, shkruan albinfo.ch.

 

Skuadra ku paraqitet edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj në xhiron e fundit të kampionatit mundi në shtëpi Wolfsburgun2:1, duke lënë ‘Ujqit’ që të vendosin fatin e tyre në ndeshjet e barazhit.

 

Futbollisti i Kombëtares shqiptare ishte titullar për 90 minuta në këtë takim.

 

Pavarësisht krizës së fundit, Mavraj ka qenë shtylla e Hamburgut, që sikur se edicionin e ardhshëm do të ketë ambicie më të mëdha.