CH-Ballkani

Mbahet mbledhje e përbashkët e qeverive Shqipëri-Mali i Zi

Promovimi i përbashkët i potencialeve turistike mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, sidomos në hapësirën ndërkufitare, do të nxisë zhvillimin ekonomik të dy vendeve, u tha në nisje të mbledhjes së përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe Malit të Zi, që është mbajtur në Shkodër.

Kryeministri Edi Rama u ndal te rëndësia e zhvillimit të potencialeve turistike që ekzistojnë në këto zona, përcjell albinfo.ch.

“Kohët e fundit, duke ndjekur edhe shembullin tuaj të shkëlqyer të zhvillimit të turizmit, si dhe duke komunikuar me investitorë të pranishëm në Malin e Zi, kemi dëgjuar më shumë se njëherë nga ana e tyre nevojën për të zgjeruar investimet edhe në anën tonë të kufirit”, theksoi ai.

Rama ka kërkuar nga homologu i tij që të hapen pika të reja kufitare mes dy vendeve.

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç, vlerësoi kontributin e shqiptarëve në Malin e Zi. Ai tha se ata janë faktor stabiliteti në ndërtimin e një të ardhme më të mirë të vendit të tij. “Natyrisht, gjithmonë mund të kemi prirje për më mirë dhe përpjekjet e qeverive tona duhet të jenë ende të drejtuar nga realizimi i të drejtave të pakicave në përputhje me standardet ndërkombëtare”, ka thënë ai.