Sport

Mbahet seminari i parë i FIFA-snë Kosovë

Alan Snoddy, ligjëron për gjyqtarët e futbollit kosovar. Në të kaluarën ka qenë gjyqtar dhe kontrollor në nivelet më të larta të futbollit evropian e botëror 

Për herë të parë në Kosovë organizohet seminar nga FIFA për gjyqtarët dhe vëzhguesit e futbollit. Nga 1 deri më 5 gusht, 40 gjyqtarët e Superligës dhe disa të Ligës së Parë do të kenë mundësi të mësojnë shumë gjëra nga instruktori, Allan Snodi, i cili në të kaluarën ka qenë gjyqtar dhe kontrollor në nivelet më të larta të futbollit evropian e botëror transmeton albinfo.ch.

Vlerësimi i gjyqtarëve, Kriteret e vlerësimit, Integriteti i zyrtarëve të ndeshjes, Incidentet kryesore në ndeshje dhe ndryshimet e rregullave të lojës 2017/18, kanë qenë temat që janë ligjëruar nga Snoddy në ditën e parë.

Në ditën e dytë të seminarit do të mbahen testet fizike për gjyqtarë në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.