Sport

Me 91 gola të shënuar, Besart Berisha thyen rekordin australian

“Më vjen mirë që përfundoi sepse isha lodhur me presionin dhe me ato që shkruheshin. Nuk është e lehtë kur je afër thyerjes së rekordit”

Besart Berisha u bë së fundmi golashënuesi më i mirë në histori të kampionatit australian dhe sulmuesi prishtinas thotë se kur kishte shkuar për të luajtur në Australi, as që e kishte imagjinuar se dikur do të mund t’i shënonte 91 gola, shkruan albinfo.ch.

Ai është shprehur i lumtur për këtë rekord. “Është ndjenjë e mirë dhe jam i lumtur që mori fund kjo pritje. Kur kam ardhur në Australi, nuk kam menduar se mund ta thyeja këtë rekord. Jam krenar për këtë”, është shprehur Berisha.

Ai kohët e fundit ishte nën presion për shkak të këtij rekordi. “Më vjen mirë që përfundoi sepse isha lodhur me presionin dhe me ato që shkruheshin. Nuk është e lehtë kur je afër thyerjes së rekordit”, theksoi sulmuesi prishtinas.

Megjithatë, ai nuk e ka ndërmend të ndalet. “Tash, fokusi im është që të fitoj trofe me ekipin. Nuk do të mendoj më për rekordet, do të jem i fokusuar vetëm të shënoj gola”, ka përfunduar Berisha.